- Aplikanët fitues dorëzojnë, personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit të autorizuar me prokurë nga ana e tyre, dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Dokumentin e identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja.
b) Fotokopjen e noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore ose të dëftesës së pjekurisë, së bashku me çertifikaten e notave ose të një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar në MAS.
c) Deklaraten shtojcë nr.3 bashkëngjitur udhëzimit, e cila plotësohet nga aplikanti në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore të IAL-së dhe që nënshkruhet nga aplikanti dhe nga punonjësja e sekretarisë. (deklarata ndodhet ne sekretaritë mësimore).
d) Dy fotografi.
e) Mandat – pagesën e tarifës së regjistrimit në masën prej 1.600 Lekë.
Aplikanti fitues duhet të regjistrohet brenda 48 orëve që është shpallur fitues. Nëse aplikanti nuk regjistrohet brenda afatit 48 orësh, ai humbet të drejtën e regjistrimit, në ato programe studimi ku ai ishte shpallur fitues në atë fazë. (Udhëzimi nr.15, datë 19.05.2017, Për procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në vitin akademik 2017-2018, Kreu 3,Germa C “Procesi i regjistrimit”, Pika 3).
- 6155 lexime