Shtëpia

Njoftim punësimi - Fakulteti i Drejtësisë

Njoftohen të gjithë të interesuarit se në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” do të shpallet konkursi për vend të lirë pune në Fakultetin e Drejtësisë, në pozicionin lektor/e.                                   

 

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere :

·         Të kenë zotësi të plotë veprimi.

·         Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale.

·         Të mos jenë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.

·         Të mos jenë larguar nga USH pa miratimin e këtij të fundit.

·         Të mos kenë lidhje familjare (bashkëshort, bashkëjetues, bir, bij dhe fëmijët e tyre), gjinie (prindër, motër e vëlla dhe fëmijët e tyre, emtë a ungj) apo krushqie (prind, fëmijë, vëlla, motër, bashkëshor dhe bashkëshort/bashkëjetues i fëmijëve) me punonjës ekzistues brenda Fakultetit të Drejtësisë.

·         Të kenë kryer shkollen pasuniversitare me diplomë “Master Shkencor” me jo më pak se 300 kredite në fushën e të drejtës, me notë mesatare jo më të ulët se 9.

·         Diplomat e studimeve universitare dhe pasuniversitare të jenë në fushën për të cilën aplikon kandidati.

·         Për të diplomuarit jashtë vendit kërkohet certifikata e njohjes nga MAS-i.

·         Të kenë kryer arsimin e lartë në sistemin me kohë të plotë, në degën juridik me notë mbi 8.5.

·         Nota mesatare e përgjithshme e studimeve në diplomën e sistemit të vjetër të jetë mbi 8,5.

·         Nota mesatare e grup-lëndëve, për të cilat aplikon kandidati të jetë mbi 9.

·         Nota mesatare e përgjithshme e studimeve MP ose MSc të jetë mbi 9.

·         Të kenë dhënë provim universitar dhe/ose pasuniversitar lëndën për të cilën pretendojnë të jenë lektorë.

·         Kandidatët duhet të jenë deri 35 vjeç. Përjashtimisht mund të kenë moshën deri 40 vjeç nëse kanë fituar gradën “doktor në fushën e së drejtës”.

·         Preferohen që kandidatët të kenë:

  1. mbaruar studimet universitare dhe pasuniversitare në Universitete perëndimore me notë mesatare të përafërt me 8;
  2. eksperiencë mësimdhënieje në universitet publike brenda ose jashtë vendit.

·         Të gjithë kandidatët pa përjashtim do t’i nënshtrohen konkurrimit me testim.

·         Vlerësimi i dosjes së kandidatit do të ketë deri në 60 % të vlerësimit në procedurën e konkurrimit, kurse testimi do të kenë 40 % të vlerësimit total në procedurën e konkurrimit.

·         Shtetasit e huaj duhet të kenë leje pune dhe leje qëndrimi.

 

Kandidatët duhet të paraqesin këto dokumente :

  1.  Kërkesë me shkrim për aplikim.

  2.  Curriculum Vitae me foto personale.

  3.  Dëshmi Doktorature, MND ose DND dhe e provimeve pasuniversitare të njohura zyrtarisht.

       Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet certifikata e njohjes nga MASH-i.

  4.  Diplomë të Shkollës së Lartë ose fotokopje dhe lista e notave (të noterizuara).

  5.  Dy rekomandime nga mësimdhënës me tituj shkencorë në profilin për të cilin konkurohet.

  6.  Fotokopje të artikujve të botuar, teksteve universitare apo parauniversitare, projekte shkencore, punime të tjera.

  7.  Dëshmi e gjuhës së huaj të njohur zyrtarisht nga institucionet shtetërore.

  8.  Dëshmi për kualifikime të ndryshme, pjesëmarrje në konferenca, seminare, ëorkshope etj.

  9.  Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore.

10. Vërtetim nga qendra e punës në të cilën ka punuar ose punon ose vërtetim papunësie nga Zyra e Punës

11. Deklaratë që provon kushtet e pikës 3/c të nenit 8 të Rregullores së posaçme të Universitetit për

      Zënien dhe Ruajtjen e vendit të punës (për moslidhje farefisnore).

12. Çertifikatë familjare dhe dokument identifikimi vetjak (fotokopje pasaporte, letërnjoftimi ID).

13. Listë përmbledhëse e dokumenteve të dorëzuara nga konkurenti.

14. Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme.

 

Shënim:

-          Kontrata e punës do të jetë me afat 1 – vjeçar (vit akademik) me të drejtë rinovimi.

-          Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Degës së Burimeve Njerëzore ose Sektorit të Protokoll-arkivës dokumentacionin e mësipërm deri më datë 28.02.2015, ora 1200.

-          Konkursi  do të zhvillohet me dosje, dhe testim, me datë 02.03.2015, sipas orarit që do të përcaktojë departamenti.Vlerësimi i dosjes së kandidatit do të ketë deri në 60% të vlerësimit në procedurën e konkurrimit, kurse intervista dhe/ose leksioni i hapur apo testimi me shkrim do të kenë 40% të vlerësimit total në procedurën e konkurrimit.

-          Për hollësi të mëtejshme, si programi, mënyra e zhvillimit të konkursit dhe ora e saktë, t’i drejtoheni fakultetit përkatës dhe Degës së Burimeve Njerëzore.

                                       

Rektorati i Universitetit të Shkodrës

                                                                                                                            

                                                                                                                        “ Luigj Gurakuqi

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).