Shqip
 English

Në datën 01 Shkurt 2017, Agjencia e Publike e Akreditimit të Arsimit të Lartë (APAAL), në kuadrin e proçesit të akreditimit institucional, organizoi një seminar trajnues me anëtarët e Grupit të Vlerësimit të Brendshëm të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” si dhe Dekanët e Fakulteteve të Universitetit.
	Në këtë seminar, Rektori i Universitetit Prof.dr. Adem Bekteshi, informoi pjesëmarrësit për punën përgatitore që është bërë deri tani lidhur me vlerësimin e brendshëm të institucionit. Drejtoresha e APAAL znj. Dhurata Bozo, si dhe 3 specialistë të kësaj agjencie, sqaruan ecurinë e këtij proçesi dhe iu përgjigjën pyetjeve që bënë anëtarët e Grupit të Vlerësimit të Brendshëm të Cilësisë.
	Zyrtarisht, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka filluar proçesin e Akreditimit Institucional. Ky proçes do kalojë në disa etapa, ku etapa e parë është dorëzimi i Raportit të Vlerësimit të Brendshëm të Institucionit i cili do të realizohet nga Grupi Ad_Hoc i përbërë nga Prof. dr. Gëzim Dibra/ Kyetar; M.Sc. Jonida Lesha/ Koordinatore e IAL ; Prof.as.dr Ermira Kalaj  anëtare; Prof.as.dr. Jozef  Bushati anëtar; Ledi Bilali anëtare/studente)i ngritur me urdhër të Rektorit nr.37 datë 31.01.2017,më pas  etapa e dytë e cila ka të bëjë me vizitën e Agjencisë Britanike QAA në Maj të këtij viti dhe në fund do të jepet nga kjo Agjenci vendimi final.
	 
- 4141 lexime
 

