![](https://old.unishk.edu.al/sites/default/files/styles/large_per_aktivitete/public/portfolio_images/img_1145.jpg?itok=0niFQu9b)
Seksioni i Italianistikës pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja organizoi veprimtarinë kulturore me temë: “Interculturalitá-Conoscersi tramite esperienze e stereotipi”. Kjo veprimtari u zhvillua në kuadër të projektit të financiuar mga Ministria e Jashtme Italiane dhe Kooperacioni Ndërkombëtar i Italisë.
Aktiviteti kishte si protagonistë studentët, të cilët përmes kumtesave nënvizuan lidhjet e hershme mes popullit italian dhe atij shqiptar. Këto marrëdhënie u vëzhguan në rrafsh sinkronik dhe diakronik, me qëllim njohjen përmes përvojave dhe stereotipeve.
Lektori Carmine di Giandomenico e përshëndeti këtë veprimtari, si dhe përgëzoi në fjalën e tij studentët për përpjekjen shkencore. Në të njëjtën kohë ai vlerësoi edhe pedagoget Lindita Kazazi e Aterda Lika, për iniciativën dhe udhëheqjen e studentëve..
- 3102 lexime