- Shqip
- English
Më datë 25 gusht 2014, pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi" fillon shkolla verore gjermane për bashkëpunimin ndërkufitar në fushën e mjedisit, turizmit, zhvillimit social – ekonomik, si dhe në fusha të tjera me interes të përbashkët midis Shqipërisë dhe Malit të Zi.
Shkolla Verore Gjermane do të vijojë veprimtarinë e saj për 10 ditë dhe përmes saj do të zhvillohen leksione, seminare, praktikume dhe eskursione turistike në Alpe në të dy anët e kufirit.
Ceremonia e hapjes do të organizohet më datë 25 gusht 2014, ora 10.00, në ambientet e Bibliotekës Shkencore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi".
- 1302 lexime