Shtëpia

Departamenti Psikologji – Punë sociale partner Projekti T@sk i financuar nga Komisioni Evropian, programi Erasmus + Capacity Building in the Field of Higher Education

Departamenti Psikologji – Punë sociale partner në projektin T@sk të financuar nga Komisioni Evropian, programi Erasmus + Capacity Building in the Field of Higher Education.

Projekti me titull “Drejt rritjes së ndërgjegjësimit, përgjegjësisë dhe cilësisë së përbashkët në punën sociale” (T@sk: Towards increased Awareness, Responsibility and shared Quality in Social Work) është përgjedhur për t’u financuar nga Komisioni Evropian. Ai është një  projekt tre – vjeçar kërkimi dhe trajnimi me vlerë 718.000 euro, i cili financohet në kuadër të programit Erasmus + Capacity Building in the Field of Higher Education. Projekti koordinohet nga Giorgia Bulli, profesore e asociuar e Universitetit të Firences. T@sk synon përforcimin dhe modernizimin e Sistemit Shqiptar të Shërbimeve Sociale nëpërmjet fuqizimit të Sistemit Shqiptar të Arsimit të Lartë në Punën sociale dhe lidhjen e tij me mjedisin e punës duke nxitur bashkëpunimin ndërmjet institucioneve akademike dhe profesionale evropiane të fushës.

Rrjeti ndërkombëtar i institucioneve përbëhet nga: Universiteti i Firences, Universiteti Complutense i Madridit, Instituti Universitar i Lisbonës, Universiteti i Tiranës, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, Urdhri i punonjësve socialë të Rajonit të Toskanës. Rrjeti do të zhvillojë përditësim njohurish teorike për pedagogët e universiteteve shqiptare, ndarje të përvojave më të mira të shërbimeve sociale efiçente dhe të reja, të cilat të mund të praktikohen edhe në Shqipëri në përshtatje me nevojat specifike të vendit. Përfshirja në këtë projekt e punonjësve socialë në terren do të sigurohet nëpërmjet mbështetjes në një rrjet të pasur partnerësh të asociuar të përbërë nga Bashki, shoqata jo-fitimprurëse dhe shërbime sociale në nivel lokal.   

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).