Shtëpia

Aktivitete

Dt. 02. 12. 2014. Studentët dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë.

Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar (dega e Shkodrës), në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u organizua një seancë dhurimi gjaku. Në këtë veprimtari humane dhurimi, studentët e Universitetit tonë ishin shumë aktivë.

Lexo

Dt. 18. 11. 2014. Ambasada e Francës, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”dhe Aleanca Franceze në Shkodër organizojnë një takim promovues për dy libra historikë.

Ambasada e Francës ka zgjedhur të mbështesë përkthimin dhe botimin e dy veprave, të cilat kontribuojnë në dokumentimin e marrëdhënieve franko-shqiptare gjatë Luftën së Parë Botërore.

Lexo

Dt. 14. 11. 2014. Lektorium për modelet sociale evropiane.

Ditën e premte, më 14.11.2014, u zhvillua një lektorium për çështje të lidhura me modelet sociale evropiane, solidaritetin evropian në fushën psiko-sociale, si dhe elemente të rëndësishëme të qytetërimit evropian. Ky takim u organizua tek salla e konferencave pranë Bibliotekës Shkencore Universitare.

Lexo

Dt. 14. 11. 2014. Departamenti i Studimeve Angleze dhe Amerikane organizoi konferencën shkencore ndërkombëtare: “Rrugë të reja për promovimin e gjuhës angleze” (Shaping the way we promote English).

Me rastin e 20-vjetorit të krijimit të departamentit të Studimeve Angleze dhe Amerikane, ditën e premte, më 14 nëntor 2014, tek salla e konferencave A3 pranë Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u organizua konferenca shkencore ndërkombëtare: “Rrugë të reja për promovimin e gjuhës angleze” (...

Lexo

Faqet