Qëllimi i trajnimit:
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri do të organizojë një trajnim 2 (dy) ditor me studentë të Fakultetit të Drejtësisë mbi procesin demokratik legjislativ dhe konsultimin publik në Shqipëri.
Me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të grupeve të interesit mbi procesin e konsultimit publik, Prezenca e OSBE-së do të organizojë simulimin e një konsultimi publik më datë 10-11 Maj 2018, me 25 studentë të Fakultetit të Drejtësisë nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në bashkëpunim me fakultetin, qëndrën ResPublica dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Trajnimi do të ofrojë informacione teorike, punë të pavarur si dhe punë në grup ndërmjet studentëve.
Pjesëmarrësit do të trajnohen mbi temat e mëposhtme:
- Teknika të hartimit të ligjeve;
- Guidë për procesin legjislativ në Shqipëri;
- Prezantimi i ligjit nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik;
- Simulimi i procesit të konsultimit publik;
Kush mund të aplikojë:
- Studentët e Bachelor (viti i II dhe i III);
- Studentët e Masterit;
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për në trajnim, dërgoni CV-në tuaj në e-mailin: tahir.lamce@osce.org duke përcaktuar vitin dhe degën në të cilën studioni aktualisht.
Afati i fundit i aplikimit është dt. 02 Maj 2018, ora 12:00.
Vini Re:
Në fund të trajnimit, të gjithë studentët do të pajisen me certifikatë të pjesëmarrjes nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Ky trajnim është pa pagesë dhe vetëm kandidatët që do të perzgjidhen do të lajmërohen për të marrë pjesë në trajnim.
- 5141 lexime