Bazuar në Udhëzimin nr.23.datë 16.10.2017 të Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë udhëzoj Fakultetet dhe sekretaritë mësimore për procedurat që do të zbatojnë në Raundin e tretë të regjistrimeve.
Raundi tretë
1.Regjistrimi
Procesi i regjistrimeve në raundin e tretë zgjat nga data 16 tetor deri me 26 tetor 2017.
Nga data 16 tetor deri me datën 26 tetor vijojnë regjistrimet e kandidatëve që kanë aplikuar në raundin e parë dhe në raundin e dytë. Regjistrimet bëhen nëpërmjet portalit u-albania.
Të drejtën e regjistrimit në raundin e tretë e kanë kandidatët që nuk rezultojnë të regjistruar në një program studimi. Regjistrimi bëhet nga data 16 deri 24 tetor 2017 në përputhje me numrin e kuotave.
Sekretaritë mësimore në procesin e regjistrimit të kandidatëve detyrohen të zbatojnë renditjen e kandidatëve në raundin e dytë deri në plotësimin e kuotave. Për kuotat e paplotësuara zhvendoset vija e kuqe.
2. Plotësimi i kuotave
Në programet e studimit në të cilat nuk plotësohen kuotat hapet procesi i aplikimit.
- Aplikimi
Kanë të drejtën të aplikojnë:
- kandidatët që kanë rezultuar fitues në raundin e parë dhe të dyte por nuk rezultojnë të regjistruar në një program studimi në raundin e parë apo të dytë
- kandidatët që kanë aplikuar dhe nuk janë shpallur fitues në raundin e parë apo të dytë
- kandidatët që nuk kanë aplikuar në raundin e parë dhe të dytë.
Kandidatët bëjnë aplikimin në sekretaritë e fakulteteve përkatëse që mbulojnë programin e studimit që ka zgjedhur kandidati. Aplikimi bëhet nga data 17 deri me 24 tetor 2017. Orari i dorëzimit të aplikimeve është nga ora 8.00 deri në orën 16.00.
2. Renditja
Kandidatët që aplikojnë përzgjidhen dhe renditen nga njësitë bazë përkatëse dhe miratohen nga drejtuesi i njësisë kryesore, dekani. Lista e kandidatëve fitues shpallet në faqen zyrtare online të USH dhe në mjediset e Fakulteteve deri me datën 24 tetor 2017. Listat e aplikantwve i dërgohet QSHA në formë elektronike dhe në hard kopy brenda datës 24 tetor 2017. Një kopje elektronike e këtyre listave ngarkohet në portalin u-albania.
3. Regjistrimi
Regjistrimi i kandidatëve të shpallur fitues do të bëhet pranë sekretarive mësimore përkatëse nga data 25 tetor 2017 deri me 26 tetor 2017.
Për regjistrim kandidatët duhet të paraqesin në sekretari dokumentet e regjistrimit të përcaktuar në Udhëzimin nr.15 datë 19.05.2017 të Ministrit të Arsimit e Sporteve pika C, 6.
REKTORI
Prof.Dr. Adem Bekteshi
- 4741 lexime