-
Dorëzimi i dosjeve të aplikantëve duhet bërë brenda 15 ditëve nga publikimi i njoftimit në faqen zyrtare të USH, tek Departamentet përkatëse.
- Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme :
· Të kenë zotësi të plotë veprimi.
· Të zotërojnë aftësi profesionale specifike për vendin e punës për të cilin konkurrojnë.
· Të kenë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional.
· Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale.
· Të mos jenë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
· Të mos kenë kryer krime të parashikuara nga kodi penal i Republikës së Shqipërisë.
· Të mos jenë larguar nga USH pa miratimin e këtij të fundit.
· Të mos kenë lidhje familjare (bashkëshort/bashkëjetues, bir, bijë dhe fëmijët e tyre), gjinie (prindër, motër e vëlla dhe fëmijët e tyre, emtë a ungj) apo krushqie (prind, fëmijë, vëlla/motër i/e bashkëshortit/es dhe bashkëshort/bashkëjetues i fëmijëve) me punonjës ekzistues brenda njësisë bazë apo ndihmëse ku kërkojnë të punësohen.
· Të mos kenë prishur në mënyrë publike imazhin e USH.
- Kandidatët duhet të paraqesin këto dokumente :
1. Të aplikojë “on-line” në faqen zyrtare të USH në internet në adresen : www.unishk.edu.al. (rubrika punësime).
2. Jetëshkrim (CV) me foto personale dhe letërmotivimi.
3. Dëshmi MND ose DND dhe e provimeve pasuniversitare (lista e notave e noterizuar) të njohura zyrtarisht.
Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet certifikata e njohjes nga MASR.
4. Diplomë të Shkollës së Lartë ose fotokopje dhe lista e notave (të noterizuara).
5. Dy rekomandime nga mësimdhënës me tituj shkencorë në profilin për të cilin konkurohet.
6. Fotokopje të artikujve të botuar, teksteve universitare apo parauniversitare, projekte shkencore, punime të tjera.
7. Dëshmi e gjuhës së huaj të njohur zyrtarisht nga institucionet shtetërore, ose fotokopje e noterizuar.
8. Dëshmi për kualifikime të ndryshme, pjesëmarrje në konferenca, seminare, workshope etj.
9. Dëshmi e gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) dhe mjekësore (kartë shëndeti+librezë shëndetsore).
10. Vërtetim nga qendra e punës në të cilën ka punuar ose punon dhe/ose vërtetim papunësie nga Zyra e Punës.
11. Deklaratë që provon kushtet e pikës 3/c të nenit 8 të Rregullores së posaçme të Universitetit për Zënien dhe
Ruajtjen e vendit të punës (për moslidhje farefisnore).
12. Çertifikatë familjare dhe dokument identifikimi vetjak (fotokopje pasaporte, letërnjoftimi ID).
13. Listë përmbledhëse e dokumenteve të dorëzuara nga konkurenti.
14. Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme.
- 5696 reads