Bazuar në Udhëzimin nr.23.datë 16.10.2017 të Ministrit të Arsimit Sportit dhe Rinisë kanë të drejtën të aplikojnë për programin e preferuar të studimit:
kandidatët që kanë rezultuar fitues në raundin e parë dhe të dyte por nuk rezultojnë të regjistruar në një program studimi në raundin e parë apo të dytë
kandidatët që kanë aplikuar dhe nuk janë shpallur fitues në raundin e parë apo të dytë
kandidatët që nuk kanë aplikuar në raundin e parë dhe të dytë.
Aplikimi bëhet në sekretaritë e fakulteteve përkatëse nga data 17 deri me 24 tetor 2017.
Orari i dorëzimit të aplikimeve është nga ora 8.00 deri në orën 15.00.
Kandidatët që aplikojnë përzgjidhen dhe rankohen/ renditen nga njësitë bazë / departamentet përkatëse dhe miratohen nga drejtuesi i njësisë kryesore / dekani.
- Lista e kandidatëve fitues i dërgohet QSHA dhe një kopje elektronike e këtyre listave ngarkohet në portalin u-albania.
- Regjistrimi i kandidatëve të shpallur fitues do të bëhet pranë sekretarive mësimore përkatëse nga data 24 tetor 2017 deri me 26 tetor 2017.
Për regjistrim kandidatët duhet të paraqesin në sekretari dokumentet e regjistrimit të përcaktuar në Udhëzimin nr.15 datë 19.05.2017 të Ministrit të Arsimit e Sporteve pika C, 6.
REKTORI
Prof.Dr. Adem Bekteshi
- 4432 reads