Shtëpia

Ftesë për pjesëmarrje në Konferencën e 6të në Shkenca të Edukimit dhe në Shkenca Sociale ICESS 2018 27 Prill 2018 Kolegji Universitar "Bedër", Tiranë, Shqipëri

Të nderuar kolegë,

ICESS 2018, Konferenca e 6 në Shkenca të Edukimit dhe në Shkenca Sociale do të mbahet në Tiranë në datë 27 Prill 2018 organizuar nga Departamenti i Shkencave të Edukimit.  ICESS 2018 është një konferencë ndërkombëtare ndërdisiplinore e cila sjell së bashku studjues,kërkues, lektorë dhe studentë të diplomuar për të shkëmbyer dhe ndarë me njëri-tjetrin eksperiencat dhe gjetjet e punës së tyre kërkimore dhe për të diskutuar mbi sfidat aktuale në fushën e Shkencave të Edukimit dhe të Shkencave Sociale dhe zgjidhjet e propozuara për tu përballur me këto sfida.

Qëllimi kryesor i ICESS 2018 është të ofrojë një mundësi për akademikët dhe profesionistët  në fushën e shkencave të edukimit dhe të shkencave sociale për të ndërvepruar me njëri tjetrin dhe për shkëmbyer pikëpamje shumëplanëshe në lidhje me disiplinat e tyre. Partner në organizimin e këtij evenimenti është Universiteti i Shkodrës Luigj Gurakuqi

Data e organizimit të konferencës:       27 Prill 2018

Afati për dërgimin e abstrakteve:       20 Prill 2018

Vendi: Kolegji universitar "Bedër"

Gjuha e prezantimit dhe e dorëzimit të punimeve: Gjuha Shqipe dhe Gjuha Angleze

Website i konferencës: http://icess.beder.edu.al/

Publikimi i punimeve:

Të gjitha punimet e pranuara do të publikohen elektronikisht në Librin e Botimeve të Konferencës  me ISBN, dhe punime të përzgjedhura do të publikohen edhe në BJES, një revistë shkencore me bord editorial, organ i Fakultetit të Shkencave të Edukimit dhe të Filologjisë me ISSN.BJES është një revistë shkencore ndërkombëtare me një bord editorial ndërkombëtar, e indeksuar me DOAJ , dhe e pajisur me ISSN në formatin hard copy dhe online.

 

Pjesëmarrja dhe tarifa e pjesëmarrjes sipas preferencave:

 

Tarifa e pjesëmarrjes individuale në konferencë për kontribuesit nga Shqipëria është prej 80 eurosh, ndërkohë që tarifa për pjesëmarrje të kontribuesve nga jashtë vendit është prej 200 eurosh, ndërkohë që tarifa për pjesëmarrje virtuale është prej 120 euro. Ato që do të jenë personalisht pjesëmarrës në konferencë do mund të marrin materialet e konferencës si programin e konferencës,certifikatën e pjesëmarrjes dhe versionet elektronike në format pdf të Librit të punimeve të konferencës dhe të edicionit të veçantë të BJES. Në këtë konferencë aplikohen tarifa të veçanta për pjesëmarrjen në evenimentet sociale.

 

Duke Ju falenderuar paraprakisht për bashkëpunimin

Në emër të Komitetit Organizator të Konferencës

Prof.Assoc.Dr.Tidita Abdurrahmani

Drejtuese e Konferencës

 

Dr. Arti Omeri

Bashkë drejtues  i konferencës

icess@beder.edu.al

http://icess.beder.edu.al/

Tel:  +355 4 24 19 200

Address: Rr.” Jordan Misja”, Tiranë - ALBANIA

 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).