Shtëpia

Dt.23.03.2015. Në kuadër të “Pranverës së frankofonisë 2015” prezantohet vepra e shkrimtarit të famshëm francez Patrick Modiano.

Seksioni i gjuhës frënge i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në bashkëpunim me Alencën Franceze organizuan në Bibliotekën “Marin Barleti” një veprimtari të titulluar “Salloni letrar” ku u prezantua vepra e shkrimtarit Patrick Modiano. Këtij shkrimtari iu akordua çmimi Nobel për letërsi në vitin 2014.
Studentët në bashkëpunim me pedagogët kishin përgatitur një paraqitje me foto, si dhe bënë lexime fragmentesh nga tekstet e veprave të këtij autori. Në këtë kontekst dr. Drita Brahimi, (lektore e gjuhës frënge në USH) dhe disa studentë referuan rreth tematikës e stilit të shkrimtarit të famshëm francez Patrick Modiano.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).