Shtëpia

Aktivitete

Dt. 27-28.05.2015. Komedia “Bretkosat” e Aristofanit e vënë në skenë nga studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Spektatori shkodran, studentët dhe pedagogët e universitetit tonë patën mundësinë të ndjekin më 27 dhe 28 maj 2015, në teatrin “Migjeni” komedinë “Bretkosat” të Aristofanit, të vënë në skenë me një trajtim aktual nga një grup studentësh të fakulteteve të ndryshme.

Lexo

Dt. 22. 05. 2015. U organizua Forumi Qytetar mbi temën e ndryshimit të klimës.

Më datë 22 maj 2015, ora 11:00, tek Biblioteka Shkencore Universitare u organizua një Forum Qytetar mbi tematikën e dryshimeve të klimës.
Kjo veprimtari u zhvillua në kuadër të COP 21 – Konferenca e Kombeve të Bashkuara mbi ndryshimin e klimës, që do të zhvillohet në Paris në dhjetor 2015.

Lexo

Dt. 19.05.2015. Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore z. Bledi Çuçi, mbajti një leksion të hapur me studentët e USH-së.

Në kuadër të zbatimit të reformës administrativo-territoriale, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, z. Bledi Çuçi, mbajti një leksion të hapur me studentët që po ndjekin studimet master në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Lexo

Dt. 18.05.2015. Veprimtari sensibilizuese me temë: “Së bashku kundër trafikimit të personave”

“Së bashku kundër trafikimit të personave” ishte veprimtaria sensibilizuese që u zhvillua sot në Bibliotekën Universitare nga Ambasada e Britanisë së Madhe, Ministria e Brendshme, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Prefektura dhe Policia e Qarkut të Shkodrës.

Lexo

Faqet