Shtëpia

Dt. 19.05.2015. Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore z. Bledi Çuçi, mbajti një leksion të hapur me studentët e USH-së.

Në kuadër të zbatimit të reformës administrativo-territoriale, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, z. Bledi Çuçi, mbajti një leksion të hapur me studentët që po ndjekin studimet master në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Veprimtarinë e hapi zv.rektori, prof. as. dr. Fatmir Vadahi. Duke marrë fjalën ministri Bledi Çuçi theksoi se është kënaqësi që merr pjesë në këtë diskutim me studentët e USH-së, për reformën administrative territoriale në Shqipëri. Në fillim ai bëri një historik të shkurtër lidhur me momentet më të rëndësishme të ndarjes territoriale qysh prej themelimit të shtetit tonë. “Qeverisja vendore ka pësuar ndryshime shumë të mëdha që nga viti 1992 e këtej. Për këtë kanë ndikuar shumë edhe standardet evropiane”. Më tej z. Çuçi u fokusua tej çështjet e decentralizimit të qeverisjes në Shqipëri. Ai shtjelloi etapat e hartimit të reformave administrativo-territoriale dhe hartës së re me 61 bashki: duke nisur nga ngritja e strukturave përkatëse, procesi i konsultimit publik, përgatitja e hartës së re e deri tek miratimi i ligjit. Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë, folësi gjithashtu u fokusua tek sfidat e procesit aktual të konsolidimit administrativ dhe financiar të njësive vendore, si dhe zbatimit të suksesshëm të reformës, me qëllim modernizimin e shërbimeve për qytetarët dhe zhvillimin ekonomik lokal.
Ky leksion u shërbeu studentëve për t’u informuar më mirë mbi ndryshimet që po bëhen dhe hapat që po ndërmerren për fuqizimin e qeverisjes vendore në Shqipëri.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).