Shtëpia

Dt. 27-28.05.2015. Komedia “Bretkosat” e Aristofanit e vënë në skenë nga studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Spektatori shkodran, studentët dhe pedagogët e universitetit tonë patën mundësinë të ndjekin më 27 dhe 28 maj 2015, në teatrin “Migjeni” komedinë “Bretkosat” të Aristofanit, të vënë në skenë me një trajtim aktual nga një grup studentësh të fakulteteve të ndryshme.
Kjo shfaqje ishte një nismë e Degës së Kulturës dhe të Shtypshkrimit pranë Rektoratit të USH-së, me mbështetjen e rektorit prof. dr. Artan Haxhi dhe kancelarit Artan Kolnikaj. Pjesë e këtij bashkëpunimi ishte edhe teatri “Migjeni”, ku një falënderim të veçantë meriton drejtori i këtij institucioni, z. Edmond Angoni, si dhe aktorja e regjisorja Merita Smaja.
Pas disa muajsh provash dhe përkushtimi të përditshëm, ky grup studentësh të pasionuar pas artit dramatik, na bëri të reflektojmë rreth një teksti, për të cilin studiuesi i mirënjohur i letërsisë antike Muzafer Xhaxhiu shkruan: “Fort rrallë të gjesh në letërsinë botërore një autor, vepra e të cilit të tingëllojë kaq aktuale sot e 2500 vjet më parë, siç është ajo e Aristofanit”.
Me këtë vënie në skenë, studentët tanë dhanë edhe një orientim estetik për spektatorin shkodran. Kjo performancë skenike studentore nuk kishte si qëllim vetëm që ta bëjë një shkrimtar të jashtëzakonshëm të antikitetit t’i flasë së tashmes, por nga ana tjetër ra në sy përdorimi i bashkëkohësisë, për të gjetur “Eskilin” apo “Euripidin” e kohës sonë, për të sjellë vlerat e duhura në këtë periudhë krize vlerash shumëdimensionale.
Ideja dhe realizimi: Dr. Gëzim Puka, Dega e Kulturës dhe e Shtypshkrimit
Regjisore: Merita Smaja, Teatri “Migjeni”
Interpretuan studentët:
Dionisi …….. Eder Boshnjaku
Ksantia …….. Marko Rripaj
Euripidi ……. Erisad Lugjaj
Eskili ……….. Besard Jacaj
Eaku ………… Alsaud Brahimataj
Herakliu …….. Melsid Kurtulaj
Karoni ………. Senad Tula
Shërbëtorja ….. Erilda Mamica
Pijeshitësja ……. Sidita Hasaj
Pijeshitësja …… Amela Gojani
E vdekura …….. Sidita Hasaj
Plutoni ………… Indrit Preza
Kori i Bretkosave: Safete Pjeshka, Flutura Ura, Anila Gjonbalaj, Danjeta Brahaj, Kristinë Sokoli
Kori i Inisiatëve: Orjon Kaloshi, Senad Tula, Melsid Kurtulaj, Fatjona Kopani,
Sidita Hasaj, Amela Gojani, Donika Nikolli

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).