Shtëpia

Të shtunën, më 26.10.2013, organizohen dy veprimtari kulturore në kuadër të “Javës XIII të gjuhës italiane në botë”

Ftohen studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për të marrë pjesë në dy veprimtari kulturore që do të zhvillohen përkatësisht: 1. Ditën e shtunë më 26 tetor 2013, ne do të udhëtojmë me një autobus në Tiranë me studentët tanë, për t’u takuar me të ftuar nga 20 universitete italiane në Galerinë e Arteve në Tiranë. 2. Në të njëjtën ditë, në kuadrin e bashkëpunimit për “Javën XIII të gjuhës italiane në botë”, të shtunën më 26 tetor 2013, në orën 18: 00 në teatrin “Migjeni”, do të zhvillohet një koncert i një grupi rock nën kujdesin e Ambasadës Zviceriane.