Shtëpia

Panairi i turizmit kulturor: “Shkodra-Traditë, kulturë, histori”

Fakulteti Ekonomik në kuadër të festimeve të 20-vjetorit, organizon më datë 24 tetor 2013, ora 10:00, në Pedonalen përpara Bashkisë së Shkodrës - Panairin e turizmit kulturor: “Shkodra-Traditë, kulturë, histori” ku do të prezantohen të gjitha bizneset më të suksesshme të Rajonit të Veriut të Shqipërisë dhe ku Fakulteti Ekonomik do të promovojë kontributet e tij në ekonominë e këtij rajoni.Qëllimet e këtij aktiviteti janë:

Promovimi i vlerave kulturore të qytetit të Shkodrës.

Fokusimi në paraqitjen e historisë dhe vlerave të asaj çfarë ofrojnë pjesëmarrësit/ ekspozitorët.

Prezantimi dhe promovimi i Fakultetit Ekonomik dhe veçanërisht i departamentit të Turizmit.

Promovimi i projektit Chtmbal dhe kontributi i tij në zhvillimin e Fakultetit Ekonomik dhe veçanërisht për departamentin e turizmit.

Trasmetimi tek të rinjtë i kulturës dhe traditës së qytetit të Shkodrës ndër vite.

Të jetë panairi më i veçantë dhe me karakteristika të dallueshme në krahasim me ato të zhvilluar deri më tani në qytetin tonë.