Shtëpia

Fakulteti Ekonomik përgatitet të festojë 20-vjetorin e krijimit të tij më 22 - 25 tetor 2013 përmes këtij programi aktivitetesh.

Komiteti Organizativ i jubileut të 20-vjetorit të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka nderin dhe kënaqësinë t’ju informojë se fakulteti ynë përgatitet që të festojë këtë jubile me disa veprimtari si më poshtë:

22 tetor 2013, ora 09:00, tek salla e konferencave A3 pranë Rektorati të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”- Workshop me temë: “Sfidat e zhvillimit rajonal 2”, ku do të prezantohen temat më të mira të diplomave të studentëve të Fakultetit Ekonomik.

23 tetor 2013, ora 10:00, tek salla e konferencave A3 pranë Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”-  “Takim ndër vite: 20 vjet Fakultet Ekonomik-Kontribute, Arritje dhe Perspektiva”, ku do të organizohet një takim me studentët dhe pedagogët e Fakultetit Ekonomik ndër vite. Janë të ftuar të gjithë studentët e Fakultetit Ekonomik që sot janë të suksesshëm në karrierat e tyre, si dhe pedagogët që kanë kontribuar ndër vite.

24 tetor 2013, ora 10:00, në Pedonalen përpara Bashkisë së Shkodrës - Panairi i turizmit kulturor: “Shkodra-Traditë, kulturë, histori” ku do të prezantohen të gjitha bizneset më të suksesshme të Rajonit të Veriut të Shqipërisë dhe ku Fakulteti Ekonomik do të promovojë kontributet e tij në ekonominë e këtij rajoni.

25 tetor 2013, ora 09:00,  tek salla e konferencave A3 pranë Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”- Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Turizmi kulturor përmes kufijve” me pjesëmarrjen e partnerëve nga universitetet shqiptare dhe nga universitetet perëndimore, me të cilat Fakulteti Ekonomik ka lidhje dhe marrëdhënie bashkëpunimi.