Shtëpia

Veprimtari kulturore në kuadër të “Pranverës së frankofonisë 2014”.

Veprimtaritë në kuadër të “Pranverës së frankofonisë 2014” nisin sot në sallën e konferencave të Bibliotekës së Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” me projektimin e një filmi të titulluar “Kati i fundit majtas, majtas”. (Dernier étage gauche, gauche) të autorit Angelo Cianci (Francë, 2010). Ky film në gjuhën frënge është i përkthyer me titra në shqip.

Ditën e shtunë, më 22 mars 2014, ora 18:30 në Radio Motiv të apasionuarit e gjuhës frënge do të kenë mundësi të ndjekin emisionin radiofonik “Mirë se erdhët në shtëpinë time!” (Bienvenue chez moi!).

Më datë 25 mars 2014, do të vazhdohet me prezantimin e këngës franceze nën kujdesin e Ambasadës së Francës dhe Aleancës franceze (Shkodër), përmes aktivitetit të titulluar “Nata e këngës franceze”.

Ditën e mërkurë, më 26 mars 2014, nxënësit e gjimnazit “28 Nëntori”, do të interpretojnë pjesën teatrore në frëngjisht “Një ambasadë e zuluve në Paris” (Une Ambassade de Zoulous à Paris). Po në këtë datë nga nxënësit e kësaj shkolle, do të bëhet prezantimi i punimeve mbi temën: “Më thuaj dhjetë fjalë… çmendurisht” (Dis-moi diz mots… à la folie).

Seksioni dygjuhësh i shkollës së mesme të gjuhëve të huaja “Shejnaze Juka”, organizon po më 26 mars 2014, ora 11:00 në mjediset e kësaj shkolle konkursin “Gjenerata dygjuhëshe” (Génération bilingue).

Nxënësit frankofonë të kësaj shkolle, ditën e enjte ora 9:00, do të marrin pjesë në aktivitetin e titulluar “Në të gjithë qytetin” (Dans toute la ville).

Dita e premte do të mbyllë aktivitetet në kuadër të frankofonisë në Shkodër, me një karaoke frankofone, që zhvillohet në kafe “Paradise”, më 28 mars 2014, ora 15:00.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).