Shtëpia

Thirrje për Aplikim, Civil Society Scholar Awards (2014 -2015)

Programi i Bursave të Fondacionit Shoqëria e Hapur –Soros, shpall thirrjen për Aplikime për Bursat : Civil Society Scholar Awards ( CSSA ), për vitin Akademik 2014 -2015.

QËLLIMI :
Civil Society Scholar Awards (CSSA) mbështet lëvizshmërinë akademike ndërkombëtare për të mundësuar studentët e doktoraturës dhe stafet akademike, për të aksesuar burime akademike të rëndësishme për zhvillimin e tyre profesional si studiues, si intelektual apo në mësimdhënie. Bursat mbështesin projekte inovative që do i shërbejnë pasurimit të procesit kërkimor, lehtësimit të shkëmbimit te ideve dhe ngritjen e rrjeteve ndërkombëtare.

KUSH MUND TË APLIKOJË :
- Studentë të Doktoraturës që studiojnë në universitete të akredituara, brenda ose jashtë vendit ;
- Staf Akademik që japin mësim me kohë të plotë në Universitetet në Shqipëri (kërkohet të kenë Diplomë Masteri).

AKTIVITET QË MUND TË FINANCOHEN :
Aktivitete akademike ndërkombëtare, të tilla si: kërkim në terren (mbledhje të dhënash); vizita hulumtimi në biblioteka, arkiva apo universitete; zhvillim kursesh/kurrikulash; dhe bashkëpunime ndërkombëtare që çojnë në publikime ‘peer- reviewed’.

FUSHAT E STUDIMIT :
Propozimet për çdo fushë brenda Shkencave Sociale dhe Humane janë të mirëpritura, veçanërisht ato që lidhen me:
Ligji, drejtësia, dhe qeverisja; Zhvillimi i qëndrueshëm dhe menaxhimin i burimeve natyrore; Të drejtat ekonomike dhe fuqizimin i të varfërve; Shëndeti publik, punë sociale, dhe zhvillim komuniteti; Kuadri Ligjor dhe Politikat lidhur me ‘New Media’; Arsimi gjithëpërfshirës; Studimet pas konfliktit; Të drejtat e Njeriut.
AFATI I APLIKIMIT :
Afati i fundit për aplikim është 27 Prill 2014.
Aplikimi dorëzohet në formë elektronike te adresa : ccsa@infoscholar.org; ose dorëzohet në ‘hard copy’ pranë zyrave të Fondacionit Soros në Tirane :

Rr.Qemal Stafa, P.120/2, Tiranë
Tel : +355 42234223

Më tepër informacion do të gjeni te linku :
www.opensocietyfoundations.org/grants/civil-society-scholar-awards.

Për cdo pyetje apo paqartësi ju mund të kontaktoni në adresën : bursa@osfa.al

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).