- Shqip
- English
Bazuar në piken 4 të nenit 17 të "Rregullores për zënien dhe ruajtjen e vendit të punës" datë 24.11.2009 e ndryshuar,
njoftohet pedagogia Caterina ZEDDE se pas mbarimit të periudhës së ankimimit është bërë miratimi përfundimtar i propozimit të Komisionit Ad-hoc për shpalljen fitues si lektore me kohë të plotë pranë Departamentit të Romanistikës në FGJH.
Pedagogia duhet të paraqitet pranë Departamentit të Romanistikës për të nënshkruar akt-marrëveshjen dhe për të marrë ngarkesen vjetore konform pikës 18 të Udhëzimit nr.20 të MASR "Për veprimtarinë e personelit akademik në institucionet publike të arsimit të lartë".
V.O. Shtetasit e huaj duhet të kenë parasysh që të paisen menjëherë me Leje Qëndrimi dhe Leje Punësimi nga institucionet përkatëse konform bazës ligjore në fuqi të Republikës së Shqipërisë.
- 1459 lexime