Shtëpia

Regjistrimet online për vitin akademik 2014-2015 në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi"

Regjistrimi në AKP 
 
"Të gjithë fituesit e shpallur në listat paraprake (Raundi i parë, formulari A2, faza I) kanë të drejtë të bëjnë regjistrimin online në fazën paraprake nga data 16.09.2014 deri në datën 22.09.2014 ora 24.00.
Të regjistrohesh me opsionin “ Vazhdoj konkurrimin për një preferencë më të lartë ”, do të thotë që nëse, në listat përfundimtare të cilat shpallen në datë 29.09.2014  grumbullon pikët e mjaftueshme për t’u shpallur fitues në ndonjë preferencë më të lartë, atëherë automatikisht fituesi kalon në atë preferencë dhe regjistrimin përfundimtar do ta kryejë në atë program studimi. Nëse kandidati nuk i arrin pikët për t’u shpallur fitues në një preferencë më të lartë, atëherë mbetet në po këtë program studimi ku u regjistrua në fazën paraprake. Pra nuk e humbet këtë program studimi dhe regjistrimin përfundimtar do ta kryejë pranë sekretarive të Universiteteve në këtë program studimi nga data 01.10.2014 deri në datën 07.10.2014.
Të regjistrohesh me opsionin “ Konfirmoj regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar ” do të thotë që edhe në listat përfundimtare, të cilat shpallen në datë 29.09.2014 , studenti do të shpallet fitues në po të njëjtën preferencë dhe regjistrimin përfundimtar do ta kryejë pranë sekretarive të Universiteteve në këtë program studimi nga data 01.10.2014 deri në datën 07.10.2014.
Në rastin kur fituesi nuk regjistrohet online në fazën paraprake, ai e humbet të drejtën të shpallet fitues në listat përfundimtare në datën 29.09.2014. Lutemi mos humbisni datat për regjistrimin paraprak.
Udhëzimin për regjistrimin mund ta gjeni po në faqen e AKP www.akp.gov.al . Lutemi ndiqni me kujdes hapat e udhëzimit që regjistrimi juaj të jetë i saktë."
 
Regjistrimi Online në UNISHK: 
 
Studentët, që zgjedhin të studiojnë në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi", pasi mbarojnë proçedurat e regjistrimit përfundimtar në AKP, duhet të regjistrohen nga data 01.10.2014 deri në datën 07.10.2014 në sistemin e USH në adresën:
 
 
Studentët që regjistrohen online duhet të vendosin një adresë email-i funksional. Në fund të regjistrimit online, do të printohet deklarata e regjistrimit që gjeneron sistemi, e cila duhet  të dorëzohet pranë sekretarive përkatëse, bashkë me dokumentat e tjera të nevojshme për regjistrim. 
Sekretaria përkatese nuk do të vazhdojë më tej regjistrimin pa këtë Deklaratë.
 
Çdo informacion i mësipër gjendet i shpjeguar në mënyrë më të detajuar në manualin e bashkangjitur më poshtë.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).