Shtëpia

Njoftim punësimi - Rektorati - Njësia e auditimit të brendshëm

Njoftohen të gjithë të interesuarit se në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” shpallet konkursi për vend të lirë pune në Rektorat për pozicionin Specialist/e pranë Njësisë së Auditit të Brendshëm.

                                 

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere specifike :

 

·         Të kenë diplomë universitare të nivelit të dytë (MSH/DND) në shkencat ekonomike ose juridike, në sistemin me kohë të plotë, me notë mesatare jo më të ulët se 8. (pika 2/a, neni 11 i Ligjit nr.114/2015 + pika 1 e Vendimit nr.46 të Bordit të Administrimit, datë 02.06.2017, protokolluar me nr.77)

·         Të jenë të çertifikuar si “Auditues të brendshëm” dhe të kenë përvojë pune 5 vjet në profesion, ose si auditues i brendshëm apo i jashtëm. (pika 2/c, neni 11 i Ligjit nr.114/2015)

·         Preferohet eksperiencë në fushen e kontrollit dhe ekspertizës financiare. Konsiderohen aset përvojat e mëparshme në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

·         Të kenë referencë positive nga punëdhënësi i fundit.

·         Të njohë një gjuhë të huaj perëndimore (preferohet anglisht) ose të ketë mbrojtur një nga pesë gjuhët e njohura nga Kuadri i Përbashkët Evropian i Referencave për gjuhët jo më pak se në nivelin B2.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme :

 

·         Të kenë zotësi të plotë veprimi.

·         Të zotërojnë aftësi profesionale specifike për vendin e punës për të cilin konkurrojnë.

·         Të kenë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional.

·         Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale.

·         Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.

·         Të mos kenë kryer krime të parashikuara nga kodi penal i Republikës së Shqipërisë.

·         Të mos jenë larguar nga USH pa miratimin e këtij të fundit.

·         Të mos kenë lidhje familjare (bashkëshort/bashkëjetues, bir, bijë dhe fëmijët e tyre), gjinie (prindër, motër e vëlla dhe fëmijët e tyre, emtë a ungj) apo krushqie (prind, fëmijë, vëlla/motër i/e bashkëshortit/es dhe bashkëshort/bashkëjetues i fëmijëve) me punonjës ekzistues brenda Rektoratit.

·         Të mos kenë prishur në mënyrë publike imazhin e USH.

 

Detyrat e audituesit të brendshëm

 

·         Zbatimi i ligjit nr.114/2015 dt 22.10.2015 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik” dhe i Urdhëri nr.100, datë 25.10.2016 “Për miratimin e manualit të auditit të brendshëm në sektorin publik”.

·         Zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore si dhe auditimin e zbatimit të këtyre akteve nga strukturat përkatëse.

·         Përgatitja e programit të auditimit në bashkëpunim me drejtuesin e njësisë së auditimit ku përfshihen të gjitha fushat prioritare specifike me risk të lartë dhe paraqitja për miratim tek drejtuesi i njësisë së auditimit brendshëm të USH-së.

·         Ndjekja e rekomandimeve të lëna nga auditimi i brendshëm dhe i jashtëm.

·         Përgatitja e projekt-raporteve, propozimi për përmirësimin e sistemeve nepërmjet rekomandimeve dhe paraqitja e tyre tek drejtuesi i njësisë sipas legjislacionit në fuqi.

·         Vlerësimi i sistemeve të kontrollit të brendshëm financiar dhe të drejtimit, duke u bazuar në procedurat dhe rregullat e auditit të brendshëm.

·         Të kërkojë dhe të marrë të dhëna ekonomike, financiare dhe ato të drejtimit, por duke ruajtur fshehtësinë konform legjislacionit.

·         Të zbatojë procedurat e përcaktuara në përputhje me rregulloren e institucionit dhe programin e auditimit për verifikimin dhe vlerësimin e sistemeve në USH sipas Ligjit të Auditimit të Brendshëm.

 

Kandidatët duhet të paraqesin këto dokumente :

 

1.Të aplikojë “on-line” në faqen zyrtare të USH në internet në adresen : www.unishk.edu.al.

  (rubrika punësime) 

2. Jetëshkrim (CV) me foto personale dhe letër-motivimi.

3. Dëshmi MSH/DND në shkenca ekonomike ose juridike të njohura zyrtarisht dhe lista e notave ose fotokopje të noterizuara. Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet certifikata e njohjes nga MASR.

4. Diplomë të Shkollës së Lartë dhe lista e notave ose fotokopje të noterizuara.

5. Certifikatën si “Auditues të brendshëm” (fotokopje e noterizuar).

6. Dëshmi e gjuhës së huaj të njohur zyrtarisht nga institucionet shtetërore (fotokopje e noterizuar).

7. Dëshmi për kualifikime të ndryshme, pjesëmarrje në konferenca, seminare, workshope etj.

8. Dëshmi e gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti + vërtetim gjykate + vërtetim prokurorie + vërtetim 

       nga zyra e përmbarimit)

9. Dëshmi e gjendjes mjekësore (kartë shëndeti + librezë shëndetsore + raport mjekoligjor për aftësi në punë).

10. Vërtetim dhe/ose referencë nga qendra e punës në të cilën ka punuar ose punon dhe/ose vërtetim papunësie nga Zyra e Punës.

11. Deklaratë që provon kushtet e pikës 3/c të nenit 8 të Rregullores së posaçme të Universitetit për zënien dhe ruajtjen e vendit të punës (për moslidhje farefisnore).

12. Certifikatë familjare dhe dokument identifikimi vetjak (fotokopje pasaporte, letërnjoftimi ID).

13. Vërtetim rajoni për adresen/rezidencen e banimit, (kontratë qiramarrje).

14. Listë përmbledhëse e dokumenteve të dorëzuara nga konkurenti.

15. Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme.

 

Shënim:

-          Kontrata e punës do të jetë me afat 1 – vjeçar (vit kalendarik) me të drejtë rinovimi.

-          Kandidatët duhet të bëjnë aplikimin “on-line” dhe të dorëzojnë me postë dokumentacionin e mësipërmderi me datë 16.12.2017.

-          Konkursi  do të zhvillohet me dosje me datën 18.12.2017 në Rektorat.

-          Kandidatët që kualifikohen do të njoftohen me e-mail nga kryetari i komisionit ad-hoc deri më 22.12.2017 për testimin dhe/ose intervisten.

-          Për hollësi të mëtejshme, si programi, mënyra e zhvillimit të konkursit dhe ora e saktë, t’i drejtoheni Rektoratit dhe/ose Degës së Burimeve Njerëzore.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).