Shtëpia

Njoftim punësimi - Fakulteti i Gjuhëve të Huaja. Departamenti i Romanistikës. Viti akademik 2017-2018.

Njoftohen të gjithë të interesuarit se në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” shpallet konkursi për vend të lirë pune në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Romanistikës, programi i studimit “Gjuhë Italiane”, për pozicionin lektor/e me kohë të plotë për lëndët “Gjuhë Italiane”,“Histori e Italisë”, “Praktikë e gjuhës së shkruar II”. 

                                 

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere specifike :

 

·         Të jenë diplomuar në të gjitha nivelet në fushen përkatëse, në sistemin me kohë të plotë.

·         Të kenë kryer shkollen pasuniversitare me diplomë “Master Shkencor” ose gjatë studimeve universitare dhe pasuniversitare të kenë grumbulluar jo më pak se 300 kredite në fushën përkatëse, me notë mesatare jo më të ulët se 8.5. Për të diplomuarit jashtë vendit kërkohet certifikata e njohjes nga MAS-i.

·         Të kenë kryer arsimin e lartë në sistemin me kohë të plotë, në degën përkatëse me notë mbi 8.5.

·         Nota mesatare e përgjithshme e studimeve në diplomën e sistemit të vjetër të jetë mbi 8,5.

·         Të kenë noten mesatare të grup-lëndëve, për të cilat konkurohet jo më pak se 9.

·         Të ketë përfunduar studimet “MSH” në fushen përkatëse me kohë të plotë, me notë mesatare jo më të ulët se 8.5

·         Të njohë një gjuhë të huaj perëndimore (preferohet anglisht) me notë jo më të ulët se 8 ose të ketë mbrojtur një nga pesë gjuhët e njohura nga Kuadri i Përbashkët Evropian i Referencave për gjuhët në nivelin C1..

·         Të kenë dhënë provim universitar dhe/ose pasuniversitar lëndën për të cilën pretendojnë të jenë lektorë.

·         Preferohen që kandidatët të kenë:

 1. gradën “Doktor i Shkencave” apo titull akademik “Prof. , prof.as.dr. , docent” etj

  1. eksperiencë pune në mësimdhënie në shkollen e lartë,
  2. të kene aktivitet botues,
  3. të kenë eksperiencë pune mbi dy vjet në profilin përkatës,
  4. italishtja gjuhë amtare.

·         Shtetasit e huaj duhet të kenë leje pune dhe leje qëndrimi.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme :

 

·         Të kenë zotësi të plotë veprimi.

·         Të zotërojnë aftësi profesionale specifike për vendin e punës për të cilin konkurrojnë.

·         Të kenë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional.

·         Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale.

·         Të mos jenë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.

·         Të mos kenë kryer krime të parashikuara nga kodi penal i Republikës së Shqipërisë.

·         Të mos jenë larguar nga USH pa miratimin e këtij të fundit.

·         Të mos kenë lidhje familjare (bashkëshort/bashkëjetues, bir, bijë dhe fëmijët e tyre), gjinie (prindër, motër e vëlla dhe fëmijët e tyre, emtë a ungj) apo krushqie (prind, fëmijë, vëlla/motër i/e bashkëshortit/es dhe bashkëshort/bashkëjetues i fëmijëve) me punonjës ekzistues brenda njësisë bazë apo ndihmëse ku kërkojnë të punësohen.

·         Të mos kenë prishur në mënyrë publike imazhin e USH.

 

 

Kandidatët duhet të paraqesin këto dokumente :

 

  1.  Të aplikojë “on-line” në faqen zyrtare të USH në internet në adresen : www.unishk.edu.al. 

  2.  Jetëshkrim (CV) me foto personale.

  3.  Dëshmi Doktorature, MND ose DND dhe e provimeve pasuniversitare (lista e notave) të njohura zyrtarisht.

       Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet certifikata e njohjes nga MAS-i.

  4.  Diplomë të Shkollës së Lartë ose fotokopje dhe lista e notave (të noterizuara).

  5.  Dy rekomandime nga mësimdhënës me tituj shkencorë në profilin për të cilin konkurohet.

  6.  Fotokopje të artikujve të botuar, teksteve universitare apo parauniversitare, projekte shkencore, punime të tjera.

  7.  Dëshmi e gjuhës së huaj të njohur zyrtarisht nga institucionet shtetërore, ose fotokopje e noterizuar.

  8.  Dëshmi për kualifikime të ndryshme, pjesëmarrje në konferenca, seminare, workshope etj.

  9.  Dëshmi e gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) dhe mjekësore (kartë shëndeti+librezë shëndetsore).

10. Vërtetim nga qendra e punës në të cilën ka punuar ose punon dhe/ose vërtetim papunësie nga Zyra e Punës.

11. Deklaratë që provon kushtet e pikës 3/c të nenit 8 të Rregullores së posaçme të Universitetit për Zënien dhe

       Ruajtjen e vendit të punës (për moslidhje farefisnore).

12. Çertifikatë familjare dhe dokument identifikimi vetjak (fotokopje pasaporte, letërnjoftimi ID).

13. Listë përmbledhëse e dokumenteve të dorëzuara nga konkurenti.

14. Çdo dokument tjetër që vërteton kërkesat e mësipërme.

 

Shënim:

-          Kontrata e punës do të jetë me afat 1 – vjeçar (vit kalendarik) me të drejtë rinovimi.

-          Kandidatët duhet të bëjnë aplikimin “on-line” dhe të dorëzojnë pranë Degës së Burimeve Njerëzore ose Sektorit të Protokoll-arkivës dokumentacionin e mësipërm deri më datë 22.10.2017.

-          Konkursi  do të zhvillohet me dosje, dhe/ose testim, dhe/ose intervistë me datë 23.10.2017, sipas orarit që do të përcaktojë Departamenti i Romanistikës.

-          Kandidatët që kualifikohen do të njoftohen me e-mail nga kryetari i komisionit ad-hoc deri më 27.10.2017.

-          Për hollësi të mëtejshme, si programi, mënyra e zhvillimit të konkursit dhe ora e saktë, t’i drejtoheni Dekanatit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe/ose Degës së Burimeve Njerëzore.

                                       

Rektorati i Universitetit të Shkodrës

                                                                                                                           

                                                                                                                        “ Luigj Gurakuqi

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).