Shtëpia

Njoftim punësimi - Departamenti i Matematikës

Njoftohen të gjithë të interesuarit se në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” do të shpallet konkursi për dy vende të lira pune në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në Departamentin e Matematikës, në pozicionin lektor/e.                                  

 

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere :

·         Të kenë kryer shkollen pasuniversitare me diplomë “Master Shkencor” me jo më pak se 300 kredite në profilin matematikë, me notë mesatare jo më të ulët se 9. Preferohet të ketë gradë “Doktor i shkencave” ose titull akademik. Për të diplomuarit jashtë vendit kërkohet certifikata e njohjes nga MASH-i.

·         Të kenë kryer arsimin e lartë në sistemin me kohë të plotë, në degën matematikë me notë mbi 8.5.

·         Të kenë notën mesatare të lëndëve për të cilat konkurohet, jo më pak se 9.

·         Të kenë dhënë provim universitar dhe/ose pasuniversitar lëndën për të cilën pretendojnë të jenë lektorë.

·         Të kenë përvojë pune në profilin përkatës, preferohet jo më pak se dy vjet. Përparësi kanë kandidatët që kanë eksperiencë pune në Arsimin e Lartë apo kanë aktivitet botues.

·         Të kenë njohuri të mira në një gjuhe të huaj perëndimore (preferohet anglisht) me notë jo më të ulët se 8.

·         Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave në Arsimin e Lartë.

·         Preferohet të kenë moshën deri në 40 vjeç për kandidatët pa gradë shkencore “Doktor”.

·         Shtetasit e huaj duhet të kenë leje pune dhe leje qëndrimi.

 

Kandidatët duhet të paraqesin këto dokumente :

  1.  Kërkesë me shkrim për aplikim.

  2.  Curriculum Vitae me foto personale.

  3.  Dëshmi Doktorature, MND ose DND dhe e provimeve pasuniversitare të njohura zyrtarisht.

       Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet certifikata e njohjes nga MASH-i.

  4.  Diplomë të Shkollës së Lartë ose fotokopje dhe lista e notave (të noterizuara).

  5.  Dy rekomandime nga mësimdhënës me tituj shkencorë në profilin për të cilin konkurohet.

  6.  Fotokopje të artikujve të botuar, teksteve universitare apo parauniversitare, projekte shkencore, punime të tjera.

  7.  Dëshmi e gjuhës së huaj të njohur zyrtarisht nga institucionet shtetërore.

  8.  Dëshmi për kualifikime të ndryshme, pjesëmarrje në konferenca, seminare, workshope etj.

  9.  Dëshmi e gjendjes gjyqësore dhe mjekësore.

10. Vërtetim nga qendra e punës në të cilën ka punuar ose punon ose vërtetim papunësie nga Zyra e Punës

11. Deklaratë që provon kushtet e pikës 3/c të nenit 8 të Rregullores së posaçme të Universitetit për

      Zënien dhe Ruajtjen e vendit të punës (për moslidhje farefisnore).

12. Çertifikatë familjare dhe dokument identifikimi vetjak (fotokopje pasaporte, letërnjoftimi ID).

13. Listë përmbledhëse e dokumenteve të dorëzuara nga konkurenti.

 

Shënim:

-          Kontrata e punës do të jetë me afat 1 – vjeçar (vit akademik) me të drejtë rinovimi.

-          Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Degës së Burimeve Njerëzore ose Sektorit të Protokoll-arkivës dokumentacionin e mësipërm deri më datë 17.01.2015, ora 1200.

-          Konkursi  do të zhvillohet me dosje, dhe/ose testim, dhe/ose intervistë, me datë 19.01.2015, sipas orarit që do të përcaktojë departamenti.

-          Për hollësi të mëtejshme, si programi, mënyra e zhvillimit të konkursit dhe ora e saktë, t’i drejtoheni departamentit përkatës dhe Degës së Burimeve Njerëzore.

                                      

Rektorati i Universitetit të Shkodrës

                                                                                                                            

              “ Luigj Gurakuqi

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).