Shtëpia

Njoftim për botimin e artikujve në revistën shkencore “Buletin Shkencor” të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, seria e shkencave të edukimit, nr. 64, viti 2014.

Ju kujtojmë se jemi duke përgatitur për botim Buletinin Shkencor, seria e shkencave të edukimit, nr. 64, viti 2014.

Artikujt për këtë numër pranohen deri më datën 31 mars 2014 dhe mund të sillen dorazi ose në adresat elektronike: artabajrami21@yahoo.com, gdsh53@yahoo.com.

Artikulli duhet të plotësojë këto kërkesa: Artikulli duhet të jetë deri në 10 faqe, formati A4, shkrim 12, Times New Roman, me një hapësirë single ndërmjet rreshtave.

Titulli të jetë i përkthyer edhe në anglisht.

Të ketë një abstract në anglisht 15-20 rreshta.

Referencat gjatë artikullit duhet të vendosen me numra dhe në fund të artikullit të vendoset referenca e plotë.

Në fund të artikullit sipas numrave të referencës vendoset autori, titulli i botimit, shtëpia botuese, vendi, viti, numri i faqeve.

Çdo autor ka të drejtë të sjellë vetëm një artikull për botim.

Pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Edukimit që kanë realizuar botime të veçanta apo kanë marrë pjesë në veprimtari të ndryshme shkencore gjatë vitit 2012, nëse dëshirojnë t’i pasqyrojnë në kronikën shkencore, të kontaktojnë me prof. dr. Njazi Kazazin (Departamenti i gjuhësisë).

Përgjegjësit e departamenteve t’ua bëjnë të njohur këtë njoftim anëtarëve të departamentit.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).