Shtëpia

Njoftim i Zyrë së Këshillimit të Karrierës, Universiteti i Shkodrës "LuigjGurakuqi"

Përshendetje të dashur studentë!

 

Po ju dërgoj njoftimin lidhur me takimin e ditës së mërkurë, me date 10prill 2018, ora11:30 që do të zhvillohet tek Biblioteka Shkencore e Universitetit.

 

Doc. Julian Kraja

Zyra e Këshillimit të Karrierës

Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi"

 

World University Service of Germany (WUS) në bashkëpunim me Zyrën e Këshillimit të Karrierës së  Universitetit të Shkodrës "LuigjGurakuqi" organizon një takim me studentët e Universitetit të Shkodrës me date 10 prill 2018, ora11:30 në sallën e konferencave të Bibliotekës Shkencore të Universitetit të Shkodrës.

Shoqata Gjermane, World University Service (WUS) me qendër në Wiesbaden të Landit të Hessenit në Gjermani, mbështet elitat studentore në vende të ndryshme të botës. Mbështetja në Shqipëri do t'u ofrohet të gjithë studentëve të Universiteteve Shtetërore Shqiptare të të gjitha degëve, për 6 muaj praktike në Shqipëri (në Shkodër) në vlerën 250 Euro në muaj

 

Studentët pjesmarrës duhet të jenë në vitin e fundit bachelor (pra ata që e mbyllin sivjet, 2018), dhe master viti i pare dhe i dytë, me note mesatare mbi 8, preferohen ata me të ardhura të pakta familjare por jo vetem. 

Studentët e interesuar që plotësojnë kriteret e mësipërme të jenë të pranishëm në takim. 

Njoftimi u publikua ne linkun: http://www.unishk.edu.al/sq/content/world-university-service-germany-wus...

 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).