Shtëpia

MBLEDHJE PROMOVIMI DHE TAKIM ME AKTORËT E FILMIT “SOMUNCU BABA, SEKRETI I DASHURISË”

Filmi me regjizurë dhe produksion të Kürşat Kızbaz, i frymëzuar nga romani me të njëjtin titull të Mahmut Ulu është një film dramë, i cili u përcoll tek kinemadashësit për herë të parë më 1 Prill 2016. Filmi ku në role kryesore marrin pjesë Furkan PalalıTuvana TürkayFırat TanışHaldun Boysan ve Altan Gördüm përshkruan historinë e rrugëtimit interesant gjatë jetës plot mistere të Sheh Hamid Veliut, i njohur në Anadoll si “Somuncu Baba” (Babai Bukëpjekës) dhe aventurën e përjetuar në kërkim të dashurisë hyjnore. 

Më datë 24 Nëntor 2017, ora 13:00, nëBibliotekën e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” zhvillohet mbledhja e promovimit dhe takimi me aktorët e filmit “Somuncu Baba, Sekreti i Dashurisë”, film me regjizurë dhe produksion të Kürşat Kızbaz. 

Në mbledhje marrin pjesë regjisori Kürşat Kızbaz si dhe aktorët Emin OLCAY, Suna SELEN, Altan GÖRDÜM, Ali SÜRMELİ dhe Furkan PALALI.

Mbrëmja gala dhe shfaqja e filmit “Somuncu Baba Sekreti i Dashurisë”, do të zhvillohet me hyrje të lirë, më datë 25 Nëntor 2017 , ora 19:00, në Kinema “Millennium” Shkodër. 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).