Shtëpia

Më datë 30-31 maj 2014 organizohet konferenca e dytë shkencore ndërkombëtare: “Kërkimi dhe edukimi – sfida drejt së ardhmes” ICRAE 2014. (Research and education – challenges towards the future).

Fakulteti i Shkencave të Edukimit dhe Fakulteti i Shkencave Shoqërore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, organizojnë më 30-31 maj 2014 konferencën e dytë shkencore ndërkombëtare: “Kërkimi dhe edukimi – sfida drejt së ardhmes” ICRAE 2014. (Research and education – challenges towards the future).
Ceremonia e hapjes së konferencës zhvillohet më 30 maj, ora 9:00 – 10:10 në sallën e konferencave pranë rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Më pas ajo do t’i vazhdojë punimet në disa seanca paralele.
Temat kryesore të artikujve të kësaj konference, u përkasin fushave studimore të ndryshme, si: albanalogji, art, arkitekturë, kulturë, arsim i lartë, TIK (teknologji e informimit dhe e komunikimit), media dhe komunikim, filologji, sporte, shkenca shoqërore, kërkim shkencor.
Në këtë konferencë marrin pjesë studiues nga 26 shtete të botës.
Në sesionet e ICRAE, 2014, janë përshirë edhe simpoziumet e tri shkollave doktorale: albanologjisë, arkitekturës dhe edukimit / shkenca sociale.
Konferencën mund ta ndiqni edhe përmes këtij linku.
Duke klikuar më poshtë, mund të merrni informacion më të detajuar për konferencën.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).