Shtëpia

Më datë 15-16 nëntor 2013 do të zhvillohet Konferenca e Dytë Shkencore Ndërkombëtare: “Kërkimi dhe edukimi në shkencat e natyrës”.

Fakulteti i Shkencave të Natyrës pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Balkan Environmental Association (BENA), organizojnë më 15-16 nëntor 2013, Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkombëtare: “Kërkimi dhe edukimi në shkencat e natyrës”( 2nd International Conference “Research and Education in Natural Sciences” )

Seanca e hapjes zhvillohet më datë 15 nëntor 2013, tek Auditori 3 pranë Rektoratit, në orën 9: 30-10:30.

Programi: Fjala e hapjes, prof. as. dr. Adem Bekteshi, Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës,Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Përshendetje nga Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, prof.dr. Artan Haxhi

Përshëndetje nga Ministria e Arsimit dhe Sportit

Ceremonia e dhënies së titullit “Profesor nderi” i Universitetit të Shkodrës.

Seanca plenare zhvillohet tek Auditori 3 pranë Rektoratit, në orën 10: 30-11:30.

Programi: Investigation of natural radioactivity concentration in building materials and the impact to human health. F. Vosniakos, K. Zavlaris, T. Papaliagas, K. Vosniakos, I. Leontaridou

On the stability and resilience of the Lake of Shkodra. Dh. Dhora

Multi-criteria decision aiding for natural resources management. A.Scarelli

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).