Shtëpia

Konkursi i pranimit në raundin e dytë në programet e studimit të ciklit të parë (Bachelor, program i dytë studimi), viti akademik 2017 – 2018, në Edukim Fizik e Sporte, FSHE, USH

N J O F T I M

Bazuar në Udhëzimin nr. 18 datë 16.08.2017 Kreu VI/1 të MAS, "Për procedurat e aplikimit dhe regjistrimit të kandidatët nga republika e Kosovës, kandidatët me origjinë shqiptare nga Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, kandidatët me statusin e personit me aftësi të kufizuar, me statusin e jetimit, si dhe të kandidatëve të komunitetit rom dhe egjiptian, në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet me karakter profesional, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2017-2018", njoftojmë të gjithë konkurentët që kanë aplikuar për të vazhduar studimet në programin e studimit të ciklit të parë (Bachelor, program i dytë studimi) në Edukim Fizik e Sporte, se:

  1. Konkursi i pranimit në raundin e dytë në programet e studimit të ciklit të parë (Bachelor, program i dytë studimi), viti akademik 2017 – 2018, në Edukim Fizik e Sporte zhvillohet më datë 26.09.2107 ora 1000.
  2. Të gjithë aplikantët që duan të konkurojnë në programet e studimit në Edukim Fizik e Sporte, duhet:
  1. të regjistrohen pranë sekretarive mësimore më datat 22, 23 dhe 24 Shtator 2017, nga ora 0800-1600.
  2. duhet të dorëzojnë dukumentacionin e mëposhtëm:
  • Dokumentin e identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë), në dosje mbahet vetëm fotokopja.
  • 2 (dy) fotografi.
  • Mandat pagese e tarifës me vlerë prej 5 000 lekë (posta shqiptare).
  • Raport mjeko – ligjor (vetëm për konkurentët në Edukim Fizik e Sporte)

             Dekani

Prof. as. dr. Fatmir Vadohej

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).