Shtëpia

Konkurset e pranimit në raundin e dytë në programet e studimit të ciklit të parë (Bachelor), viti akademik 2017 – 2018, në Pikturë dhe grafikë dhe Pedagogji muzikore, FSHE, USH

N J O F T I M

Bazuar në Udhëzimin nr. 15, datë 19.05.2017 “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesionale, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në Institucionet e Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2017 – 2018” dhe në Udhëzimin nr. 229 “Për procedurat e regjistrimit të kandidatëve fitues në programet e ciklit të parë për vitin akademik 2017 – 2018” pika 2/a, b, c, njoftojmë të gjithë konkurentët që në raundin e dytë kanë aplikuar për të vazhduar studimet në programet e studimit të ciklit të parë (Bachelor) në Pikturë dhe grafikë dhe Pedagogji muzikore, ju bëjmë me dije se:

  1. Konkurset e pranimit në raundin e dytë në programet e studimit të ciklit të parë (Bachelor), viti akademik 2017 – 2018, në Pikturë dhe grafikë dhe Pedagogji muzikore do të zhvillohen më datën 29.09.2107.
  2. Të gjithë aplikantët që duan të konkurojnë në programet e studimit në Pikturë dhe grafikë dhe Pedagogji muzikore, duhet:
  1. të regjistrohen pranë sekretarive mësimore më datën28 Shtator 2017, nga ora 0800-1600.
  2. duhet të dorëzojnë dukumentacionin e mëposhtëm:
  • Dokumentin e identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë), në dosje mbahet vetëm fotokopja.
  • 2 (dy) fotografi.
  • Mandat pagese e tarifës me vlerë prej 5 000 lekë (posta shqiptare).

               Dekani

Prof. as. dr. Fatmir Vadohej

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).