Shtëpia

Fakulteti i Drejtësisë prezanton studentët e tij me proçedurat dhe sistemin dixhital audio në gjykata.

Gjykatësi, prokurori, avokati dhe e gjithë trupa gjyqësore në këtë proçes, janë studentë të Fakultetit të Drejtësisë Shkodër.
Ata po emulojnë një seancë në gjykatën e Kurbinit si pjesë e fushatës ndërgjegjësuese për regjistrimin dixhital audio në gjykata. Kjo fushatë është realizuar nga Instituti Shqiptar për Studime Ligjore dhe Territoriale Altri, me mbështetjen e USAID për forcimin e sistemit të drejtësisë. Entela Hoxhaj kordinatore pranë qendrës Altri, ka prezantuar rëndësinë që ka regjistrimi audio i seancave gjyqësore dhe të gjithë komunikimit verbal, që sipas saj siguron ridëgjimin e tyre sipas kërkesës dhe nevojës.
Për kreun e Gjykatës së Kurbinit Alfred Gjoni, regjistrimi dixhital audio i seancave gjyqësore garanton proçesverbale të sakta dhe implementimi i këtij projekti ka rritur efektshmerinë dhe transparencën në seancat gjyqësore.
Kjo fushatë ndërgjëgjsuese ka vijuar me tej me pyetje në lidhje me proçedurën dhe rëndësine që ka regjistrimi i seancave gjyqësore dhe përdorimi i tyre nga palet e interesuara.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).