Shtëpia

Dt.21.12.2013. Në Bibliotekën Shkencore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizohet veprimtaria promovuese: “Dy libra të një shkence”, të autorëve Entela Hoxhaj dhe Florian Bjanku.

Departamenti Juridik i Fakultetit të Drejtësisë pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, organizon ditën e shtunë, më 21 dhjetor 2013, ora 12:00, në sallën e Bibliotekës Shkencore të Universitetit, veprimtarinë promovuese: “Dy libra të një shkence”.

Në këtë aktivitet do të promovohen monografitë e dy pedagogëve të Fakultetit të Drejtësisë: “E drejtë kushtetuese e krahasuar (Rishikimi i Kushtetutave në Evropë) e autores dr. Entela Hoxhaj dhe “Çështja e pronave në Shqipëri (Sfida me shtetin ligjor dhe të drejtat e njeriut)” e autorit dr. Florian Bjanku.

Merr pjesë në këtë veprimtari edhe kryetari i Gjykatës së Lartë, prof. dr. Xhezair Zaganjori

Bashkangjitur: 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).