Shtëpia

Dt.15.01.2016. Takim i Ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike znj. Milena Harito me studentët e USH-së.

Në sallën e konferencave të Bibliotekës Shkencore Universitare u zhvillua më datë 16.01.2016 një takim i Ministres së Inovacionit dhe Administratës Publike, znj. Milena Harito me studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës.
Veprimtarinë e hapi prof. dr. Adem Bekteshi, dekani i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, i cili pasi i uroi mirëseardhjen znj. Harito, prezantoi shkurtimisht temën e takimit.
Biseda e ministres u fokusua tek paraqitja e nismës: “Ëndrra ime. Albania start up business” shpallur në faqen zyrtare të Kryeministrisë, si mundësia më e mirë për të transformuar një ide në një sipërmarrje të mirëfilltë.
Në këtë kontekst ajo komplimentoi së pari studentët që kanë zgjedhur të studiojnë në shkencat e natyrës dhe ndër të tjera theksoi: “Teknologjia dhe informacioni është për brezin tuaj si letra dhe lapsi i dikurshëm. Ne duam që ju të përqendroheni tek teknologjia dhe informacioni. Ne duam t’ju ndihmojmë të kaloni nga idetë e bukura në një projekt, i cili të detajohet dhe t’ju çojë drejt një ndërmarrjeje të rëndësishme. Idetë nuk duhet të mbeten të tilla, por të zbërthehen përmes hapave të duhura konkrete dhe t’ju bëjnë të arrini suksesin e dëshiruar”. Më tej duke iu përgjigjur pyetjeve dhe interesimit të pedagogëve e studentëve znj. Milena Harito vijoi se idetë që kanë më shumë shanse për të qenë të pëlqyeshme nga juria duhet të kenë një miks qasjesh, që do të thotë të jenë të diversifikuara. “Ftoni edhe shokët tuaj të fakulteteve të tjera për t’u bërë pjesë e aplikimeve. Duhet të organizoheni dhe të gjeneroni idetë tuaja”.
Për të pranishmit u bë e qartë se ka një interesim në rritje të studentëve për të aplikuar me projekte gjithnjë e më të maturuara.
Ky takim kishte zgjuar edhe interesimin e mediave.
Për një informacion më të detajuar rreth aplikimit mund të vizitoni linkun
http://www.kryeministria.al/al/blog/endrra-ime-2016

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).