Shtëpia

Dt. 29.05.2015. “Muzika dhe semiotika”

Më datë 29.05.2015, në Bibliotekën Shkencore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u organizua prezantimi:  Muzika dhe Semiotika.

Programi i aktivitetit ishte si më poshtë:

Qamil Gjyrezi: “Muzika dhe semiotika”

Bukurosh Dervishi: “Hyrje në semiotikë”.

Elsaida Mustafa: “Psikoliguistika”.

Valentina Prenga: Performancë gjuha pre-verbale”.

Kënga Moxart “Bio-muzika”: Performojnë studentët e degës së psikologjisë, gjuhë-letërsisë dhe shkencave të edukimit: Samanta Prenga, Pashkë Lalaj, Mariglen Lleshi dhe Bukurosh Dervishi.

 

Në referencën e tij, pedagogu Qamil Gjyrezi vuri në dukje se: "Ishte një dëshirë e imja të prezantoja këtë fushë të re, me pjesëmarrjen e pedagogëve  të Departamentit të Gjuhës, për të debatuar dhe vërtetuar shkencërisht në praktikë idetë e mija për “Semiotikën e muzikës”.

Në lëndën terapi dhe psikologji arti, përpiqem të dal me konkluzione shkencore për rolin e gjuhës në psikologji dhe terapi.

Në hipotezën time prezantuam me studentët disa shenja pre-verbalë praktikisht në publik. Për të vërtetuar rolin e shenjës në gjuhën e shkruar dhe të folur dhe gjuhës pre-verbale duhet patjetër të prezantohen konkretisht shenjat dhe kuptimi i tyre.

Muzika ka natyrën polisemantike dhe shpreh kuptimin e kuptimit!

Semiotika e gjuhës së folur dhe të shkruar ka një zhvillim të madh në botë si dhe tek ne në Shqipëri. Por dëshifrimi i shenjave jo-verbalë të pikturës dhe të muzikës kërkon vemendje, studime të mirëfillta dhe promovim të vazhdueshëm, mbasi ka debate për këto tema."

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).