Shtëpia

Dt. 27. 10. 2014. Takim informues mbi mundësitë e studimit në Francë për studentët e USH-së.

Ambasada e Francës në partneritet me Hapësirën Campus France, Aleancën Franceze në Tiranë, Shoqatën e Profesorëve të Frëngjishtes të Shqipërisë dhe Agjencinë Universitare të Frankofonisë, organizon takimin kombëtar të informimit mbi mundësitë dhe kushtet për të kryer studime të larta në Francë.
Në këtë kuadër, takimi në Universitetin e Shkodrës «Luigj Gurakuqi » do të zhvillohet më datë 27 tetor 2014, në orën 14.30 tek Biblioteka Shkencore e Universitetit.
Dy specialiste franceze të orientimit shkollor dhe universitar të Université de La Rochelle do të japin informacionin e mëposhtëm për të interesuarit

Pse duhet shkuar në Francë për të ndjekur studimet e larta?
Degët e propozuara.
Modalitetet praktike (procedurat e regjistrimit, kostot e jetesës, jeta e përditshme, mjete informimi në dispozicion).

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).