Shtëpia

Dt. 23.12.2014. Fakulteti Ekonomik organizon worshopin me temë “Sfidat e zhvillimit rajonal”

Ditën e martë, më 23.12.2014, ora 10:00, Fakulteti Ekonomik organizon në Sallën e Konferencave (A3) pranë Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” worshopin me temë “Sfidat e zhvillimit rajonal”, ku prezantohen temat më të mira të studentëve të diplomuar pranë këtij fakulteti.
Qëllimi parësor i këtij workshopi është promovimi i programeve të studimit e veçanërisht i masterave shkencorë e profesionalë, të ofruara nga Fakultetit Ekonomik. Paralelisht me këtë, kjo veprimtari synon edhe të zgjerojë më tej bashkëpunimin ndërmjet Fakultetit Ekonomik dhe bizneseve që veprojnë në rajonin e Shkodrës. Për këtë arsye anëtarë të jurisë përzgjedhëse të temave fituese janë vazhdimisht përfaqësues të bizneseve më në zë që veprojnë në tregun e Shkodrës.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).