Shtëpia

Dt. 23.12.2014 “Sfidat e zhvillimit rajonal” - Workshop i organizuar nga Fakulteti Ekonomik.

Ditën e martë, më 23.12.2014, ora 10:00 Fakulteti Ekonomik organizoi në Sallën e Konferencave (A3) pranë Rektoratit të Universiteti të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” worshopin me temë “Sfidat e zhvillimit rajonal”, ku u prezantuan temat më të mira të studentëve të diplomuar pranë këtij fakulteti. Është hera e tretë që organizohet kjo veprimtari.
Qëllimi parësor i këtij workshopi ishte promovimi i programeve të studimit e veçanërisht i masterave shkencorë e profesionalë të ofruara nga Fakultetit Ekonomik.
Paralelisht me këtë, kjo veprimtari synon edhe të zgjerojë më tej bashkëpunimin ndërmjet Fakultetit Ekonomik dhe bizneseve që veprojnë në rajonin e Shkodrës. Për këtë arsye anëtarë të jurisë përzgjedhëse të temave fituese kanë qenë vazhdimisht përfaqësues të bizneseve më në zë që veprojnë në tregun e Shkodrës. Gjithashtu është nder për fakultetin, që dy vitet e fundit si kryetare e jurisë në këtë workshop të jetë prof. as. dr. Mirjeta Beqirin, një ish-pedagoge dhe drejtuese e degës së Administrim-Biznesit të Fakultetit Ekonomik të Shkodrës, e cila aktualisht punon pedagoge pranë Gonzaga University në Washington State të SHBA-së. Vlen të theksohet se prof. as. dr. Mirjeta Beqiri vazhdimisht ka qenë prezente me kontributin e saj për Fakultetin Ekonomik të Shkodrës.
Në përshëndetjen e saj Dekania e Fakultetit Ekonomik, prof. dr. Arjeta Troshani, përcolli falënderimet e saj për organizatorët, jurinë e ngritur nga bizneset dhe studentët, për temat e vlefshme që po paraqesin në këtë workshop. Ndër të tjera dekania theksoi: “ Ne si fakultet i kemi intesifikuar vitet e fundit veprimtaritë dhe konferencat, për të siguruar lidhjet me biznesin dhe për t’u orientuar për zhvillimin e tij”.
Falënderimeve të dekanes iu bashkua me fjalën e saj edhe përgjegjësja e Departamentit të Administrim-Biznesit, dr. Albana Boriçi.
Dr. Brikena Dionizi, pedagoge e Departamentit të Administrim-Biznesit, prezantoi në kuadër të këtij aktiviteti një strukturë të sapolindur brenda Fakultetit Ekonomik, Qendrën e Asistencës së Biznesit, e cila do të angazhohet për këshillim, orientim dhe trajnime profesionale. Kjo qendër do të sigurojë në mënyrë të organizuar lidhjet me biznesin.
Gjatë workshopit u prezantuan 7 temat më të mira të studentëve të masterave shkencorë të diplomuar gjatë vitit akademik 2013-2014. Temat e prezantuara prekin çështje kritike të ekonomisë dhe tregut shqiptar, si dhe sjellin ide inovative për ndryshime në menaxhimin e tipave të ndryshëm të biznesit. Juria profesionale e përzgjedhur për këtë aktivitet ishte:
1. Prof. Ass. Mirjeta Beqiri, pedagoge pranë Gonzaga University në Washington State në SHBA
2. Z. Gjergj Liqejza, Kompania “Shqipëria Trikot”
3. Znj. Elda Çapo, përfaqësuese e Societé General Shkodër
4. Z. Lulzim Gruemira, Drejtor Credins Bank Albania
5. Z. Renato Lumçi, Hotel Colosseo

Kjo juri përzgjodhi 3 punimet më të mira dhe i vlerësoi me çmime si më poshtë.
1. Muzetë interaktivë në qytetin e Shkodrës
Punoi: Sead Baraku Udhëhoqi: Prof. dr. Arjeta Troshani
2. Në kërkim të pikës kritike të tatimit mbi fitimin
Punoi: Merita Fusha Udhëhoqi: Prof. dr. Sherif Bundo
3. Markimi i destinacioneve proces i domosdoshëm dhe shumë i rëndësishëm në zhvillimin e tij. Rasti Rajoni i Shkodrës
Punoi: Anila Medja Udhëhoqi: Prof. as. dr. Brilanda Bushati

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).