Shtëpia

Dt. 18. 11. 2014. Ambasada e Francës, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”dhe Aleanca Franceze në Shkodër organizojnë një takim promovues për dy libra historikë.

Ambasada e Francës ka zgjedhur të mbështesë përkthimin dhe botimin e dy veprave, të cilat kontribuojnë në dokumentimin e marrëdhënieve franko-shqiptare gjatë Luftës së Parë Botërore.
Ditën e martë, më 18 nëntor, ora 11:00, tek salla e konferencave pranë Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, do të zhvillohet një takim promovues për dy libra historikë: “Përshëndetje nga Shqipëria” i autorit Luan Rama dhe “ Një oficer francez në Ballkan”, i autorit Domenique Danguy des Déserts. Më pas do të shfaqet një dokumentar historik për Luftën e Parë Botërore.
Kjo veprimtari organizohet nga Ambasada e Francës në Shqipëri, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Aleanca Franceze në Shkodër.
Bashkangjitur mund të gjeni informacion për këtë veprimtari.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).