Shtëpia

Dt. 17. 03. 2014. Takim trajnues i specialistëve të Qendrës Ndëruniversitare të Shërbimeve të Rrjetit Telematik për procedurat e vlerësimit online të studentëve të universitetit tonë.

Sot paradite në Sallën e Konferencave pranë Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u organizua një takim i disa përfaqësuesve të Qendrës Ndëruniversitare të Shërbimeve të Rrjetit Telematik me pedagogë dhe pjesëtarë të stafit administrativ të Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Fakultetit të Shkencave të Edukimit, ku po aplikohet programi kompjuterik për menaxhimin e të dhënave të universitetit tonë.

Në saje të këtij projekti, këtë semestër pedagogët e fakulteteve të lartpërmendura, bënë për herë të parë vlerësimin online të studentëve.

Takimi i sotëm pati në fokus përmirësimin e këtij procesi, si dhe u diskutua për rregullat e kalueshmërisë në kursin pasardhës për studentët aktualë.

Temë e trajnimit ishte edhe mundësia e aplikimit online për procesin e mbrojtjes së diplomës nga studentët që janë në përfundim të programeve të studimit.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).