Shtëpia

Dt. 15. 12. 2014. Organizohet forumi me temë: “Integrimi evropian dhe forcimi i demokracisë, si sfida që kërkojnë pjesëmarrjen e qytetarëve. Modeli evropian i shoqërisë, dimensioni social dhe dialogu social”.

Më datë 15.12.2014, ora 11.30, në sallën e konferencave pranë Bibliotekës Shkencore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, do të zhvillohet një forum me studentë dhe qytetarë mbi temën: “Integrimi Evropian dhe forcimi i demokracisë, si sfida që kërkojnë pjesëmarrjen e qytetarëve. Modeli evropian i shoqërisë, dimensioni social dhe dialogu social”.
Forumi zhvillohet nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit në bashkëpunim me Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Moderimi i temave do të bëhet nga z. Andi Muratej, menaxher programi pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe dr. Mehdi Kroni, përgjegjës i Departamentit të Mësuesisë pranë Fakultetin e Shkencave të Edukimit.
Më poshtë po paraqesim disa nga çështjet që do të jenë objekt diskutimi në këtë aktivitet:
Pjesëmarrja e publikut dhe grupeve të interesit në procesin e marrjes së vendimeve;
Sfidat e shoqërisë në kuadër të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian;
Modeli i shoqërisë evropiane në këndvështrimin social, etj..
Forumi ka për qëllim që të informojë dhe të nxisë komunitetet studentore dhe ato qytetare, për të diskutuar rreth temave me interes shoqëror, të cilat përbëjnë sfida në kuadër të procesit të integrimit evropian të vendit.
Përveç studentëve dhe qytetarëve të interesuar, do të ishte e mirëpritur pjesëmarrja e OJF-ve, mediave apo grupeve të tjera të interesit.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).