Shtëpia

Dt. 14. 11. 2014. Konferenca shkencore ndërkombëtare: “Rrugë të reja për promovimin e gjuhës angleze” (Shaping the way we promote English).

Me rastin e 20-vjetorit të krijimit të departamentit të Studimeve Angleze dhe Amerikane, ditën e premte, më 14 nëntor 2014, ora 09:30, tek salla e konferencave A3 pranë Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizohet konferenca shkencore ndërkombëtare: “Rrugë të reja për promovimin e gjuhës angleze” (Shaping the way we promote English).

Kjo konferencë ka si qëllim që të bëjë prezantimin e veprimtarisë 20-vjeçare të këtij departamenti të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Gjatë këtij eventi do të paraqiten edhe arritjet shkencore të pedagogëve të departamentit. Pjesë e veprimtarisë janë edhe pedagogët e huaj, të cilët do të ndajnë përvojën e tyre me pedagogët shqiptarë.

Kësaj konference do t’i bashkohet edhe prezantimi i arritjeve të studentëve, nëpërmjet një aktiviteti që do të zhvillohet po më datë 14 nëntor 2014, ora 15:30, tek salla e konferencave A3, pranë Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Më poshtë po ju bashkangjisim edhe ftesën për këtë veprimtari shkencore.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).