Shtëpia

Dt. 11. 06. 2014. Promovim i librit të autorit prof. dr. Eqrem Zenelaj, "Diplomacia e Ismail Kemal Bej Vlorës - Rivalitetet e brendshme në Shqipëri dhe rruga e Pavarësisë 1912/13". Ekspozita me temë: "Shkodra me rrethinë, foto të viteve 1912-1917".

Më datë 11 qershor 2014, ora 11:00, në sallën e konferencave tek Rektorati i Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi", do të promovohet libri:
"Diplomacia e Ismail Kemal Bej Vlorës - Rivalitetet e brendshme në Shqipëri dhe rruga e Pavarësisë 1912/13" i autorit prof. dr. Eqrem Zenelaj.

Në orën 12:30 në Bashkinë e Shkodrës do të paraqitet ekspozita me temë: "Shkodra me rrethinë, foto të viteve 1912-1917".

Këto veprimtari organizohen nën kujdesin e Rektoratit të Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" dhe të Bashkisë së Shkodrës.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).