Shtëpia

Aplikime për shkëmbime afatshkurtra me bursë në ERASMUS MUNDUS

Hapen aplikimet për shkëmbime afatshkurtra me bursë në ERASMUS MUNDUS për studentë dhe pedagoge.

Jeni student/e? Pedagog ? Dëshironi të aplikoni për një shkëmbim disa mujor në partneritetet e Erasmus Mundus ? Ekzistojnë 2 partneritete ku mund te aplikoni :

1. Basileus V

2. Join EU SEE Penta

Kush mund të aplikojë? Në këtë aktivitet, mund të aplikojnë studentë, stafe akademikë dhe administrativë te universiteteve shqiptare. Studentët e universiteteve shqiptare, jo partnere, mund të aplikojnë për shkëmbime duke filluar nga niveli Master deri në PhD. Pedagogët që duan të bëjnë shkëmbim në nivelin PhD and Post Doc, Staf administrativ për 1 muaj shkëmbim përvoje.

Kohëzgjatja e shkëmbimit për Basileus:

Bachelor 1 semestër deri në 1 vit

Master : 1 semestër deri ne 2 vjet

PhD : 6 muaj deri në 34 muaj

Postdoc : 6 muaj deri në 10 muaj

Staf administrativ : 1 muaj

Kohëzgjatja e shkëmbimit për Join EU SEE:

Bachelor : 1 semestër deri në 1 vit

Master : 1 semestër deri ne 2 vjet

PhD : 6 muaj deri në 36 muaj

Postdoc : 6 muaj deri në 10 muaj

Si aplikohet?

Basileus:  Vizitoni në faqen dhe lexoni guiden e aplikimit http://www.basileus.ugent.be/index.asp?p=2018&a=2018

Penta Joiun EU SEE: Vizitoni në faqen dhe lexoni guiden e aplikimit http://www.joineuseepenta.eu/scholarship/how-long-can-i-stay/

Afatet: Afatet e aplikimit për Basileus është 2 shkurt 2014 dhe për Penta Join EU-SEE është1 shkurt 2014. 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).