Shtëpia

Takim mes delegacionit të Ambasadës Franceze në Shqipëri dhe rektorit të Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi"

Diten e premte me datë 10 shkurt 2017, delegacioni i Ambasadës Franceze ne Shqipëri i përbërë nga (Paul Souligoux, Atashe i bashkëpunimit për gjuhën frënge; Rose-Anne Bisiaux, Këshilltare për bashkëpunimin dhe kulturën; Stephane Orosco, Atashe kulturor) zhvilloj një takim me përfaqësues të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Takimi filloi me një përshkrim të përgjithshëm të Universitetit të bërë nga Rektori Prof.dr.Adem Bekteshi.

Duke e konkretizuar takimin, përfaqësuesit e  Ambasadës Francez theksuan mbështetjen e tyre për mbarëvajtjen e marrëdhenieve bilaterale dhe partneritetit me Universitetin e Shkodrës.  

Prof.dr. Adem Bekteshi vuri theksin në thellimin e bashkëpunimit mes Universiteti të Shkodrës dhe Universiteteve franceze kryesisht në fushën e shkëmbimin e stafit dhe studentëve në kuadër të Credit Mobility. Po ashtu Prof.dr.Bekteshi vlerësoi edhe faktin që do të ishte me mjaft me interes për Universitetin e Shkodrës nëse një profesor i gjuhës frengë do të vinte dhe të punonte me kohë të plotë pranë Departamentin e Romanistikës.     

Gjatë këtij takimi u ra dakort që Ambasada Franceze të dërgojë një përfaqësues të saj për marrë pjesë në një prej “Ditëve të Hapura” që do të organizojë Universiteti i Shkodrës gjatë muajit mars. Përfaqësuesi do të japë informacion mbi rëndësinë e gjuhës frengë si dhe mbi sistemin e Universitar francez. 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).