Shtëpia

Aktivitete

Dt. 22. 10. 2014. “Java XIV e gjuhës italiane në botë” filloi me promovimin e librit “Prometeu në Shqipëri” i autorit Mauro Geraci.

Në kuadër të “Javës XIV të gjuhës italiane në botë”, më 22 tetor, ora 9:30 tek Auditori 3 pranë Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, u bë prezantimi i librit “Prometeu në Shqipëri” (Prometeo in Albania), në prani të autorit Mauro Geraci.

Lexo

Dt.20.10.2014. Filloi viti i ri akademik 2014-2015

Edhe në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” filloi sot viti i ri akademik 2014-2015. Me këtë rast në të gjashtë fakultetet e universitetit u organizuan ceremoni zyrtare. Dekanët e fakulteteve u shprehën urimet më të mira studentëve, stafit akademik dhe joakademik, për një vit të suksesshëm.

Lexo

Dt. 14. 10. 2014. Takim i Ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë, z. Hellmut Hoffmann, me pedagogë të Departamentit të Gjermanistikës.

Më datë 14 tetor 2014, tek Departamenti i Gjermanistikës u zhvillua një takim me Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, z. Hellmut Hoffmann.  Qëllimi i takimit ishte njohja nga afër e punës së kontribuesve dhe protagonistëve kryesorë për përhapjen, kultivimin e gjuhës dhe kulturës gjermane.

Lexo

Dt.09.10.2014. Ambasada e Francës dhe Aleanca Franceze në Shkodër hapën ekspozitën: “Albert Kamy 1913-2013”

Ekspozita dixhitale “Albert Kamy 1913-2013” ishte një veprimtari interesante që u zhvillua në kuadër të projektit “Kultura franceze në Shqipëri në kohën e dixhitalizimit”.

Lexo

Faqet