Shtëpia

Aktivitete

Dt. 03.11.2015. Ceremoni diplomimi e studentëve të Akademisë së Arteve.

Akademia e Arteve Shkodër organizoi ceremoninë e shpërndarjes së diplomave të studentëve të saj, ditën e martë, më datë 3 nëntor 2015, ora 17:00. Ceremonia u organizua në sallën e konferencave të Bibliotekës Shkencore Universitare.
Në këtë aktivitet merrnin pjesë pedagogë, studentë dhe prindër.

Lexo

Dt. 29.10.2015. Një grup studentësh gjermanë vizitojnë Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.

Një grup studentësh gjermanë të shoqëruar nga prof. dr. Klaus Buchenau, pedagog i historisë në Universitetin e Regensburg (Gjermani), vizituan Departamentin e Gjermanistikës pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja.

Lexo

Dt.26.10.2015. Takim me tenorin me famë botërore Agim Hushi.

Ditën e hënë, më datë 26 tetor 2015, ora 11:00, në Bibliotekën Shkencore Universitare u organizua një takim me tenorin me famë botërore Agim Hushi.

Lexo

Dt. 23-24. 10. 2015. “Kërkimi dhe edukimi - sfidat drejt së ardhmes” ICRAE 2015, konferencë shkencore ndërkombëtare e organizuar nga Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Fakulteti i Shkencave Shoqërore dhe Universiteti për Biznes dhe Teknologji Kosovë

Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Fakulteti i Shkencave Shoqërore në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Universiteti për Biznes e Teknologji Kosovë, organizuan më 23-24 tetor 2015 konferencën e tretë shkencore ndërkombëtare: “Kërkimi dhe edukimi – sfidat drejt së ardhmes” ICRAE 2015.

Lexo

Faqet