Shtëpia

Informacion mbi procedurat e regjistrimit pë konkurset e pranimit në Edukim fizik dhe sporte, Pikturë grafikë dhe Pedagogji muzikore - VA 2017-2018

Bazuar në Udhëzimin nr. 15, date 19.05.2017 “Për procedurat e aplikimit dhe të regjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, në programet e studimeve me karakter profesionale, si dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në Institucionet e Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2017 - 2018” dhe në Udhëzimin nr. 229 ‘‘Për procedurat e regjistrimit të kandidatëve fitues në programet e ciklit të parë për vitin akademik 2017 - 2018” pika 2/a, b, c, njoftojmë të gjithë konkurentët që kanë aplikuar për të vazhduar studimet në programet e studimit të ciklit të parë (Bachelor) në Edukim Fizik e Sporte, në Pikturë dhe grallkë dhe Pedagogji muzikore, se:

1.    Konkurset e pranimit në programet e studimit të ciklit të parë (Bachelor), viti akademik 2017 - 2018, në Edukim Fizik e Sporte, në Pikturë dhe grafïkë dhe Pedagogji muzikore do të zhvillohen më datat 19.08.2017 dhe 20.08.2107.

2.    Të gjithë aplikantët që duan të konkurojnë në programet e studimit në Edukim Fizik e Sporte, në Pikturë dhe grafïkë dhe Pedagogji muzikore, duhet:

a.    të regjistrohen pranë sekretarive mësimore më datat 14, 15, 16, 17, Gusht 2017, nga or a 08°°-14°°.

b.    duhet të dorëzojnë dukumentacionin e mëposhtëm:

-    Dokumentin e identifikimï (kartë identiteti ose pasaportë), në dosje mbahet vetëm fotokopja.

-    2 (dy) fotografi.

-    Mandatpagese e tarifes me vlerë prej 5 000 lekë (posta shqiptare).

-    Raport mjeko - ligjor (vetëm për konkurentët në Edukim Fizik e Sporte)

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).